BallinaKryesore8 Dhjetori, Basha, Berisha dhe drejtuesit e PD, homazhe te monumenti i...

8 Dhjetori, Basha, Berisha dhe drejtuesit e PD, homazhe te monumenti i Azem Hajdarit në sheshin Demokracia në Qytetin Studenti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të PD, zhvilluan homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.
Homazhet u zhvilluan në kujtim të 8 Dhjetorit, Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.
Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular