BallinaAktualitetFOTOT/ Priste të bëhej baba, ky është mjeku 50-vjeçar që humbi jetën...

FOTOT/ Priste të bëhej baba, ky është mjeku 50-vjeçar që humbi jetën nga COVID-19

Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vend. Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora, të cilin e shihni në foto, ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Mjeku 50-vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në spitalin Infektiv në Tiranë. Gjendja shëndetësore e tij është rënduar tre ditët e fundit dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës. Aktualisht ai punonte si pedagog i jashtëm në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli shkruan se mjeku priste të bëhej baba.

“Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë!”, shprehet Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës në status të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular