BallinaKronikeEMRI/200 milionë lekë mashtrim, arrestohet “investitorja” në Tiranë

EMRI/200 milionë lekë mashtrim, arrestohet “investitorja” në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 49-vjeçaren Adelina Haxhiraj, e cila hiqej si investitore dhe mashtronte qytetarët.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, ndaloi shtetasen: A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”.

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderueshme rreth 200 milionë lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular