BallinaKronikeE rëndë në Kuçovë, 10-vjeçarja abuzohej seksualisht prej 2 vitesh nga 57-vjeçari

E rëndë në Kuçovë, 10-vjeçarja abuzohej seksualisht prej 2 vitesh nga 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Kuçovës.

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2-vjetësh me një vajzë të mitur 10-vjeçe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.

Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në ruajtje, në pronësi të 57-vjeçarit dhe banesat ndodheshin të dyja në të njëjtin oborr.

Burime të brendshme pranë DPV Berat bëjnë me dije se, vajza 10-vjeçe A. D., gjatë denoncimit të kryer sot në polici, ku ishte e shoqëruar nga prindërit dhe një psikologe, ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit 2-vjeçar.

‘57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8-vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryer marrëdhënie me të, më ka kërcënuar se nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi.

Nga frika nuk kam treguar asgjë dhe ai ka vazhduar të kryejë me mua marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për gati 2 vjet me radhë, duke më kërcënuar vazhdimisht’-ka thënë 10-vjeçarja A. D., në polici.

Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçe është dërguar për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Pasi ka kryer të gjitha veprimet e para proçeduriale, policia e Beratit ka arrestuar sot 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e ‘Marrëdhënieve seksuale me të mitura’.

Tashmë i takon organit të Prokurorisë së Rrethit Berat, të hetojë ngjarjen e rëndë dhe të zbardhë të gjithë dinamikën e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular