HomeBotaFrika nga një valë e re infektimesh, Hong Kongu vendos masa të...

Frika nga një valë e re infektimesh, Hong Kongu vendos masa të rrepta

spot_img

Hong Kongu po përgatitet për masa më të rrepta anti-Covid, për të përballuar një valë të re infeksionesh. Shefja ekzekutive e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, Carrie Lam, deklaroi se në funksion të përkeqësimit të situatës së epidemisë së Covid-19, masat e distancës sociale do të forcohen më tej duke përfshirë ndalimin e shërbimeve në restorante pas orës 18:00, ndërsa palestrat, qendrat sportive dhe sallonet e bukurisë do të duhet të mbyllen, bën të ditur “Xinhua”.

Gjatë një konference për shtyp, Lam theksoi se popullata nuk po respekton distancën shoqërore dhe se masat e reja janë të nevojshme. Lam tha se situata është serioze dhe se ndër pacientët në gjendje kritike shëndetësore ka edhe mosha të reja. (Elona)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular