BallinaKryesorePD me plan të detajuar për luftën kundër korrupsionit

PD me plan të detajuar për luftën kundër korrupsionit

Nga Jorida Tabaku

Në ditën kombëtare të luftës kundër korrupsionit. Tetë vjet qeverisje dhe Shqipëria për vit e më e varfër, e vjedhur dhe korruptuar, shkaktari është kryeministri Rama që vjedhjen e quan investim, korrupsionin e quan PPP dhe varfërinë e quan zhvillim.

Në Shqipëri 1/3 e tenderave publikë jepet pa garë si qokë ndaj bizneseve të qeverisë, KLSH ka faktuar 7.2 mld euro dëm ekonomik që janë taksat e shqiptarëve të keqpërdorura. Në harkun kohor të një viti dy ngjarje dëshmuan edhe një herë situatën që korrupsioni ka prodhuar.

Shqipëria u godit nga tërmeti dhe fondet në buxhet për shpëtimin kishin shkuar në xhepat e zyrtarëve, ne nuk kishim as një qen shpëtimi për të nxjerrë të gjallët nga rrënojat. Pandemia që ra pak muaj më pas i ktheu spitalet në morg ndërkohë që qeveria shpenzon 120 mln euro për t’ia dhënë PPP-ve, si inceneratorët që ende sot si shushunja thithin gjakun e shqiptarëve.

Parlamenti është shndërruar në një noter të ligjeve që promovojnë korrupsionin dhe vjedhjen me ligj të pronës publike dhe asaj private. Droga kalon kufirin ndërsa radarët e vendit fiken me urdhër të kryeministrit.

Të gjitha dhomat e tregtisë, vendase apo të huaja, tregojnë me gisht një qeveri të korruptuar që i pengon të bëjnë biznes. Për rrjedhojë mbi 50 biznese në ditë mbyllen, 140 mijë të rinj largohen nga një vend që i ofron vetëm korrupsion dhe drogë.

Raporti më i fundit i GRECO ngrinte alarmin e një korrupsioni të padëgjuar më parë dhe të shtrirë në çdo qelizë të institucioneve shtetërore. Aq e rëndë ishte situata sa që edhe autorët e këtij raporti u shprehën të habitur për situatën kritike dhe alarmante të vendit.

Për ne kjo është një situatë e qartë dhe që ne kemi vendosur për ta luftuar deri në rrënjë pasi besojmë se nuk ka armik më të madh për një shoqëri se sa shndërrimi në normë i korrupsionit. Pas 25 Prillit, nuk ka me emergjence kombëtare se lufta ndaj korrupsioni!

Një plan i detajuar, me një sistem efikas dhe mbi të gjitha me vullnetin politik të PD dhe aleatëve për të luftuar korrupsionin që do të heqë një herë e mirë këtë pengesë të padrejtë për shqiptarët nga BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular