BallinaOP EDRikthehen pushkatimet në Tiranë

Rikthehen pushkatimet në Tiranë

Nga Eglantina Mirashi

Regjimi policor i Ramës dhe Lleshajt rikthejnë pushkatimet në Tiranë. Policia ashtu si para 30 vitesh teksa vriste njerëz në kufi, sot njerëzit i vret në mes të kryeqytetit. Sa tragjike, në diten e rinise në kujtim të levizjes studentore dita nis me makrabitet. Një i ri vritet nga policia e shtetit pa asnje lloj shkaku. Ky është krim, neser e ke radhen ti që s’flet, ti që sngrihesh kundra këtyre banditëve pa ndergjegje, pa gjak ndër vena. Këta antishqiptarë të armatosur që vrasin shqiptarët e pafajshëm, Zoti marrtë hak. Gjaku i shqiptarit është gjak kastrioti, smund të jetë kurrsesi ujë lane rilindase. Jeta është e shenjtë, vetëm ai që na e ka dhënë ka të drejtë të na e marrë jo policia jote jo shteti jot o gjeneral Llesh. Lleshi është tashmë gjenerali i ushtrisë së vdekur të rilindasve. 2 te rinj vriten në dy ditë, në vend që të festonin diten e tyre, në vend të ndërtonin të ardhmen e tyre, shteti ua merr dhe jetën! Vlerën e jetës ju e zeruat , ja pse ikin të rinjtë nga shqiperia sepse shteti u merr jeten, shteti u vret të ardhmen në vend që tua ndëtojë atë. Shteti jo vetëm që nuk të mbron por ai të vret. Cili shtet në botë e bën këtë përveç shtetit rilindas qe mbjedh vetem vdekje, që shuan endrrat dhe shpresën e të mbyll deren e vendit tënd përgjithmonë. Kujtoj fjalën e ministrit “Te fytyra e çdo polici do shikoni fytyrën time”. Sot gjeneral hashash Lleshi dhe sigurimsat që drejtojnë policinë kanë arritur pikën e fundit. Ata duhet ta thyejnë vetë qafen para se populli ti shporrë dhunshëm. Për cilën fytyrë e kishte fjalën Lleshi? Për ata policë që rrahën dhe nxorën në mënyrë barbare nga shtëpitë banorët e Astirit? Për ata policë që rrahen një 15 vjeçar dhe drejtori policise së Lleshit i degjeneroi dhe të ëmën? Për ktë djalë që policia e vrau pas shpinë në prag të shtëpisë së tij Nësë kjo është fytyra e policisë ateher cila eshte fytyra e ministrit Llesh? Shteti arrogant dhe diktatorial do ta marrë përgjigjen me 25 prill. Ata do përfundojnë në koshin e historisë. Fundi është i pashmangshëm!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular