BallinaKronikeOperacion anti-drogë në Greqi/Arrestohen dy shqiptarë, sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Operacion anti-drogë në Greqi/Arrestohen dy shqiptarë, sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge duke arrestuar edhe një shqiptar të shumëkërkuar nga Interpol Tirana.

Operacioni u zhvillua në Imathia nga policia e Kavallës në bashkëpunim me ata të Verias, Aleksandrias dhe Imathias.

Në këtë operacion u sekuestruan 248 gram kokainë, 11.3 gram marijuanë, 1 pistoletë me 27 fishekë, 14.200 euro dhe 5 celularë.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas shqiptarë. Ata shpërndanin drogë në Imathia dhe Selanik.

Pistoleta e sekuestruar rezulton t’i jetë vjedhur një polici grek në Selanik në 22.02.2020.

Një nga shqiptarët rezulton i kërkuar nga Interpol Tirana për “trafikim të lëndëve narkotike”, “grup i strukturuar kriminal, “kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular