BallinaAktualitetStudimi jep alarmin: Toka do të ketë më shumë sende, se qenie...

Studimi jep alarmin: Toka do të ketë më shumë sende, se qenie të gjalla dhe bimë

Sipas një studimit të ri, bota së shpejti do të përbëhet nga më shumë ‘sende’ të bëra nga njerëzit sesa nga gjallesat.

Ai zbulon se biomasa e botës në vitin 2020 ka të ngjarë të tejkalohet nga sasia kumulative e betonit, tullave, metaleve dhe materialeve të tjerë që njerëzit kanë prodhuar.

Masa e gjeneruar nga njerëzit pritet të tejkalojë 3 teratone deri në vitin 2040 nëse vazhdojnë trendet aktuale, paralajmëron studimi.

E ashtuquajtura masë antropogjene është rritur me shpejtësi që nga viti 1900, kur barazohej me vetëm tre përqind të biomasës totale.

Megjithatë, që nga fillimi i shekullit të 20-të, me shpërthimin e veprimtarisë industriale, sendet e bëra nga njerëzit, dyfishohet në masë çdo 20 vjet.

Tani, masa antropogjene po prodhohet në një normë prej më shumë se 30 gigatonnes (Gt) në vit. Një gigatonë është e barabartë me 1.000.000.000 ton.

Studiuesit nga Instituti i Shkencës Weizmann në Izrael nuk ishin në gjendje të vendosnin tërësinë e artikujve në botë në një peshore gjigante dhe t’i peshonin ato, kështu që në vend të kësaj përdorën modele kompjuterike për të parashikuar masën aktuale dhe historike të të gjitha gjërave në Tokë që datojnë që nga viti 1900.

Ajo zbuloi se sasia e biomasës ka rënë gjatë 120 viteve të fundit, por kjo është e vogël në krahasim me rritjen eksponenciale të sendeve të bëra nga njeriu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular