BallinaAktualitetPak para vendimit për miratimin e vaksinave të COVID, Agjencisë Evropian të...

Pak para vendimit për miratimin e vaksinave të COVID, Agjencisë Evropian të Barnave i sulmohen të dhënat

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se ishte viktimë e një sulmi kibernetik, vetëm disa javë para se të vendosë për miratimin e dy vaksinave kandidate kundër koronavirusit.

Agjencia, me bazë në Amsterdam, tha se incidenti është duke u hetuar, por nuk tha saktësisht se kur ndodhi sulmi apo cilat të dhëna ishin shënjestruar.

“EMA ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik. Agjencia ka nisur me shpejtësi një hetim të plotë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet për zbatimin e ligjit dhe njësi të tjera përkatëse”, thuhet në njoftim.

Por, kompania gjermane BioNTech dhe kompania farmaceutike e SHBA Pfizer më vonë lëshuan një deklaratë duke thënë se “disa dokumente në lidhje me vaksinën që ishin ruajtur në një server EMA-s janë përdorur në mënyrë të paligjshme”.

EMA ka thënë se do të vendosë për miratimin me kusht për vaksinën e Pfizer/BioNTech në një takim që do të mbahet maksimumi deri më 29 dhjetor.

Një vendim për vaksinën tjetër të kompanisë Moderna, duhet të pasojë deri më 12 janar.

Rregullatori po kryen gjithashtu rishikime të vaksinave të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit/AstraZeneca dhe Johnson & Johnson./ REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular