BallinaKryesore1990/Demonstrata e Kavajës, parullat dhe djegia e fotos së Ramiz Alisë

1990/Demonstrata e Kavajës, parullat dhe djegia e fotos së Ramiz Alisë

Nga Kastriot Dervishi

30 vjet më parë, më 11.12.1990, pasdite, në Kavajë u zhvillua një demonstratë antikomuniste që zgjati rreth 3 orë. Regjimi konstatonte se gjatë manifestimit ishin hedhur “parulla të ndryshme fyese, armiqësore”, si dhe u thyen edhe xhamat e Rajonit të Partisë së Punës dhe Komitetit Ekzekutiv të qytetit.

Parullat e hedhura: “Besa-besë do fitojmë”, “Kavaja unitet”, “Liri demokraci”. Në vazhdim, në qendër të qytetit u grumbulluan mbi 200 veta dhe filluan të hidhnin parulla si: “Poshtë pushteti”, “Poshtë Nexhmija”, “Poshtë komunizmi”, “Enver-Hitler”, “Jemi me studentët”, “Lironi vëllezërit tanë”, “Liri-demokraci” dhe “O Ramiz, dëgjo se ç’thotë rinia”, “Policët-vëllezërit tanë”. Në qenë të qytetit u dogj në mënyrë demonstrative portreti i Ramiz Alisë. Në disa libra u grisën dhe dogjën veprat e Enver Hoxhës.

Në datat 8, 9, 10, 11 dhjetor 1990 në Kavajë ishin hedhur “fletushka armiqësore”, në të cilat bëhej thirrje që të ngriheshin në përkrahje të protestave të studentëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular