BallinaOP ED30 vjet më pas, ëndrra që duhet çuar deri në fund

30 vjet më pas, ëndrra që duhet çuar deri në fund

Nga Patrik Sadikaj
Ata që themeluan Partinë Demokratike bënë gjënë më të çmuar për këtë vend, jo se themeluan një parti dhe thyen partinë-shtet të Enver Hoxhës, por sepse hodhën themelet e lirisë. Ata ndërtuan bazat e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut të lirë.
Unë jam krenar që jam pjesë e kësaj partie prej kur kam pas mundësi me kuptu politikën. Kam dhënë kontributin tim modest, pa menduar kurrë që ta shoh këtë kontribut si investim material që të më kthehet në pushtet apo të mira materiale.
30 vjet më pas (unë duhet të kem rreth 27 vite rrugëtim me PD) ndjehem edhe më shumë krenar që jam po aty, në partinë që ndryshoi rrënjësisht Shqipërinë.
Sot 30 vjet më pas, për fat të keq sfidat janë po ato me të cilat u sfiduan ata që guxuan të ndryshojnë vendin.
Tani për mua, brezin e rinisë së djegur të viteve 90’, fëmijëve tanë që po rriten mes ëndrrave të demokracisë dhe historive me lugatë të komunizmit, sfida nuk është të ndryshojmë historinë. Sfida e vërtetë është që ta shpëtojmë këtë ndryshim të 30 viteve më parë, të shpëtojmë demokracinë për të cilën ata para nesh derdhen gjak, dhanë rininë e tyre për këtë vend.
Sot është koha të çojmë në fund ëndrrën e tyre:
“Shqipërinë si Europa”
Partia Demokratike, të gjithë ata që besuan dhe besojnë në këtë ëndërr, pa dallime logosh egoje personale, duhet të shohë veç përpara, jo për pushtetin e vet apo të dikujt tjetër, por për Shqipërinë të cilës I kemi borxh të bëjmë realitet çdo ëndërr të bukur.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular