BallinaKronikeProtesta/Rama tregon forcën, policia shoqërime të shumta. Qindra te rinjë nëpër komisariate

Protesta/Rama tregon forcën, policia shoqërime të shumta. Qindra te rinjë nëpër komisariate

Persona të shumtë po shoqërohen nga policia nëpër komisariate në përpjekje për të shpërndarë protestën në Bulevardin qendror të Tiranës.

Një prej tyre u shoqërua nga policia teksa po transmetohej live në News 24. “Nuk kam bërë asgjë”, tha i riu, duke shtuar se thjesht po qëndronte në rrugë.

Mbi 10 persona janë shoqëruar deri më tani në rrugët ndërlidhëse me bulevardin, pasi turma e të rinjve u shpërnda fillimisht me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë.

Ndryshe nga dy netët e shkuara, sonte ka prani të shtuar të forcave të rendit nëpër rrugë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular