BallinaAktualitetKërkesa për dorëheqjen e Ardi Veliut, reagon ashpër Kryeministri Rama! Ja mesazhi...

Kërkesa për dorëheqjen e Ardi Veliut, reagon ashpër Kryeministri Rama! Ja mesazhi për protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së  protestuesve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë prerë: “Ta harrojnë”.

Kreu i qeverise shkruan se askush nuk mund ta marrë për dobësi qytetarin e largimit të ish- ministrit të Brendshëm. “Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj!”, shprehet Rama.

Kreu i qeverisë thotë se shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!”, shkruan Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular