BallinaAktualitetCovid-19, Ministria e Shëndetësisë: 879 raste të reja dhe 12 humbje jete...

Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: 879 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

2734 testime, 384 të shëruar, 879 raste të reja dhe 12 humbje jete, është ky bilanci i njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vend.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të njerëzve tuaj të dashur.

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:
Janë kryer 2734 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

 

 

252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë
Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         879
Të shëruar ne 24 orë     384
Të shtruar në spitale     455

Humbje jete në 24 orë    12
Testime ditore             2.734

Testime totale           219.175
Raste pozitive           47.742
Raste të shëruara     24.520
Raste Aktive              22.233
Humbje jete                   989

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë      12034
Fier             1702
Durrës       1384
Korçë         1132
Vlorë         1117
Shkodër   1026
Elbasan     936
Berat          821
Lezhë        808
Gjirokastër 545
Kukës         439
Dibër          289

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular