BallinaAktualitetNdalimi i gazetarëve/Lutfi Dervishi: Policia e ka humbur rrugën në oborr

Ndalimi i gazetarëve/Lutfi Dervishi: Policia e ka humbur rrugën në oborr

Nga Lutfi Dervishi

Mili Xhani dhe Xhoi Malësia janë dy gazetarë të rinj dhe dy qytetarë model- ndalimi nga policia gjatë ushtrimit të detyrës dhe dhuna ndaj tyre-janë vetëm një tregues që policia shpesh e humb rrugën në oborr!

Është mungesa reflektimit, mugesa e përgjegjësive për rastet e meparshme , që në mënyrë graduale çojnë në degradim dhe më shumë dhunë!

Drejtuesit civile të ministrisë e Brendshme më e pakta është të kontaktonin dhe kërkonin ndjesë ndaj gazetarëve!

P.S ka shumë lexime për dhunën e këtyre ditëve që nga ajo me motive politike deri te anarkia e adoleshentëve të pa shpresë!

A ishte rasti Klodian Rashes pika që derdhi gotën e zemërimit apo rast i izoluar që shfrytëzohet për qëllime politike?

Përgjigja nuk është e lehtë, por jam i sigurtë që po të mos ishte tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të fajësuar dhe njollosur viktimën – po të mos ishte vetëpërdorur si vegël një pjesë e medias duke raportuar në mënyrë skandaloze- nuk do të ishim këtu ku jemi sot.

DHUNA nuk është zgjidhje në asnjë rast, por kjo dhunë që po shohim nuk shpjegohet aq më tepër adresohet duke vendosur etiketën: politike!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular