BallinaAktualitetRama merr revansh, sulmon protestuesit e Shkodrës: Jeni si terroristët e Boko...

Rama merr revansh, sulmon protestuesit e Shkodrës: Jeni si terroristët e Boko Haramit

Kryeministri Edi Rama sulmoi protestuesit e Shkodrës, duke i quajtur si terroristët e Boko Haramit.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!

Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!” shkruan Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular