BallinaKronikeSherr me mjete prerëse në lokalin në Ishëm, 3 të plagosur. Arrestohen...

Sherr me mjete prerëse në lokalin në Ishëm, 3 të plagosur. Arrestohen 3 persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një sherrii me mjete të forta dhe mjete prerëse. Burime zyrtare nga policoa e Durrësit bënë me dije 3 shtetas janë arrestuar si autorët e dyshuar të ngjarjes.

Mes të arrestuarve eshte dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja në Ishëm. “Gjobitet edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasit:

A. K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular