BallinaAktualitetVIDEO: Momenti kur Policia shoqëron kryeredaktorin e 'Koha Jonë', Qamil Xhani, ishte...

VIDEO: Momenti kur Policia shoqëron kryeredaktorin e ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani, ishte me celular para redaksisë së gazetës

Foto e mësipërme është shkëputur nga video që gazeta “Koha Jonë” ka publikuar dhe që tregon qartë momentin e shoqërimit me forcë të kryeredaktorit Qamil Xhani, edhe pse ky i fundit ishte para redaksisë dhe në dorë mbante vetem celularin e tij.

Në video duket qartë momenti kur Mili Xhani, ashtu si e thërrasim ne kolegët, del nga redaksia sepse siç ka sqaruar më herët ka parë teksa dy të mitur rriheshin nga efektivët e Policisë, dhe ka nisur të filmojë me celularin e tij. Pak sekonda më pas atij i afrohet një grup policësh që edhe pse ai u identifikohet si kryeredaktor i “Koha Jonë” dhe iu tregon me dorë hyrjen e redaksisë 2 metra më tej, ata e shoqërojnë me forcë.

Zv.kryeredaktoi Daniel Muçaku publikon pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë dhe thotë se sapo Mili Xhani është prezantuar “Jam kryeredaktori i gazetes Koha Jone”, ata e kanë shoqëruar forcërisht.

“Ne videon e meposhtme keni me detaje se cfare ndodhi me Qamil Xhanin, vetem 2 metra larg redaksise, ai merret me dhune sapo thote: “Jam kryeredaktori i gazetes Koha Jone”. Me e bukura eshte njeri prej policeve e njihte Qamilin edhe Qamili e njihte ate. Mirepo ai nuk foli, sepse ai e di kush eshte kundershatari i Qeverise, pra i Edi Rames”, shkruan ndër të tjera Muçaku dhe ndan videon e mëposhtme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular