BallinaBotaGjermani: Merkel konfirmon mbylljen nga data..., ja deri kur do të zgjasë

Gjermani: Merkel konfirmon mbylljen nga data…, ja deri kur do të zgjasë

Gjermania do të hyjë në një regjim të rreptë nga e mërkura (16 dhjetor) sic shkruajnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Kufizimet më të ashpra të rëna dakord nga Angela Merkel dhe krerët e 16  shteteve të vendit në bisedime sot do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme dhe do të zgjasin të paktën deri më 10 janar 2021.

Këto masa përfshijnë sipas DW, mbylljen e dyqaneve ( përveç atyre që shesin gjëra jetike), rekomandime për mbylljen e bizneseve dhe nxitja e fëmijëve të moshës shkollore të qëndrojnë në shtëpi.

Këto masa të rrepta vijnë pas dështimit të një izolimi të pjesshëm për të frenuar shpërthimin e rasteve të të infektuar dhe vdekjet.

‘Ekziston një nevojë urgjente për veprim.  Ne kemi parë një rritje eksponenciale të infeksioneve në ditët e fundit dhe kjo do të thotë që ne mund të mbajmë zi për shumë të vdekur,” tha  Merkel në një konferencë shtypi.

Sipas DW, kufizimet e reja përfshijnë :

1.Të gjitha dyqanet dhe shërbimet jo-thelbësore do të mbyllen deri më 10 janar.

2.Shkollat nxiten të dërgojnë studentët në shtëpi dhe të vazhdojnë mësimet në internet si dhe të zgjasin pushimet e Krishtlindjeve deri më 10 janar.

3.Qendrat e kujdesit ditor gjithashtu do të mbyllen, por prindërit do të jenë në gjendje të bëjnë pushime me pagesë në mënyrë që të kujdesen për fëmijët e tyre.

4.Punëdhënësit inkurajohen të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia.

5.Njerëzit nuk do të lejohen të pinë alkool në publik.

6.Ngjarjet fetare në kisha, sinagoga dhe xhami mund të ndodhin nëse ndjekin rregullat e higjienës.

7.Ndalohet blerja e fishekzjarreve për Vitin e Ri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular