BallinaAktualitetVrasja e Klodian Rashës/Sot sërish protestë, protestuesit shpërfillin paralajmërimet e policisë

Vrasja e Klodian Rashës/Sot sërish protestë, protestuesit shpërfillin paralajmërimet e policisë

Pavarësisht procedimeve e arrestimeve, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.

Në rrjetet sociale është njoftuar se pasditen e sotme, ora 18:00, do të zhvillohet sërish protestë, që do të jetë e pesta në radhë, për të riun Klodian Rashën, që u vra disa ditë më parë nga efektivi i policisë.

Policia u ka bërë thirrje të rinjve që të shmangin tubimet, ndërsa i paralajmëroi pak më parë se efektivët e kanë për  detyrë të reagojnë proporcionalisht ndaj dhunës dhe se “nuk do të ngurrojnë ta bëjnë atë”.

Megjithatë, protestuesit vijojnë t’i qëndrojnë kërkesave të tyre për lirimin nga detyra të Kreut të Policis së Shtetit, Ardi Veliu, lirimin e protestuesve të arrestuar si dhe reformim të Policisë së Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular