BallinaAktualitetU shoqërua në komisariat/Kryeredaktori i njohur: Policët më kanë goditur, më kanë...

U shoqërua në komisariat/Kryeredaktori i njohur: Policët më kanë goditur, më kanë fshirë fotot e videot e protestës

Kryeredaktori i “Koha jonë”, Qamil Xhani është shoqëruar së fundmi në Komisariat, pasi u akuzua se ka marrë pjesë në tubim të paligjshëm.

Xhani ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth shoqërimit të tij, se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Kam qenë në zyrë dhe po dëgjoja se diçka po ndodhte. Dola nga redaksia dhe aty shoh dhjetëra forca policie që po arrestonin në mënyrë të dhunshme dy minoren. Po filmoja veprimet e policisë që nuk më dukej korrekte”, tregon Xhani.

Kryeredaktori shyton më pas se i është afruar një oficer policie, i veshur me uniformë dhe i ka thënë që të largohet.

“Pas atij, mu afruan edhe 2-3 polic civilë që më morën me forcë. Dy policë më kanë gjuajtur nga pas, në kokë dhe në kurriz. Më kanë marrë telefonin dhe kur ma kthyen pashë se kishin fshirë videot dhe fotot që bëra para se të më shoqëronin në komisariat”, tha Xhani.

Ky i fundit shtoi që e kanë liruar në momentin që po bëheshin gati për të treguar akuzën ndaj tij. “Sipas tyre unë me punën time kam bezdisur ata në punën e tyre. po akuzohesha për “pjesëmarrje në tubim të paligjshëm”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse do ta lërë me kaq apo do ta ndjekë në rrugë ligjore shoqërimin e tij në komisariat, Xhani tha se “beson se do e ndjek penalisht”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular