BallinaAktualitetSupermashtruesi tregon lidhjen me efektin që vrau 25-vjeçarin: Ëndrra...

Supermashtruesi tregon lidhjen me efektin që vrau 25-vjeçarin: Ëndrra…

Ngjarja që ka tronditur Shqipërinë është vrasja e 25-vjeçarit, Klodian, Rasha nga oficeri Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit qëlloi me armën e tij duke lënë të vdekur në vend Rashën. Plumbi u dha ndërmjet brinjës 2 dhe 3 e preku dhe zemrën duke i marrë jetën Klodianit.

Oficeri është në arrest momentalisht dhe do të gjykohet për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. E kaluara e Nevaldo Hajdarajt është vënë në dyshim, ndërsa “Shqipëria Live” ka zbuluar se ai ka qenë një prej “viktimave” të supermashtruesit Ledion Muçarakut. Ky i fundit e kishte klient dhe i jepte lekë me fajde në vitin 2013.

Muçaraku ishte sot i ftuar në emision për të treguar lidhjen me Nevaldon. Supermashtruesi u shpreh se e ka njohur atë në vitin 2011 dhe në atë kohë ai punonte banakier.

“E kam njohur përmes një shokut tim. Gjatë periudhës 2011 jetonte në një shtëpi me qira. Fillimisht më ka kërkuar 500 mijë lek të vjetra. Ai ka qenë i rregullt dhe ka mbajtur një qëndrim dinjitoz. Herë pas here dilte jashtë shinave”, tha Muçaraku.

Ky i fundit u shpreh se kontaktin e fundit e ka patur më 10 mars të vitit 2014, kur hodhi në gjyq shokun e tij.

I pyetur se çfarë shoqërie kanë patur, Muçaraku tha se shumë të mirë dhe të ngushtë. Më pas ai shtoi se çuditërisht Nevaldo doli se kishte mbaruar gjimnazin, pasi deri në një periudhë nuk e dinte këtë gjë.

“Ai thoshte se do të bëhet polic sapo të vijë partia e tij në pushtet. Ëndrra e tij u bë realitet. Ai ka qenë banakier deri në moshën 24. Ka punuar në dy vende. E në një moment doli se kishte mbaruar gjimnazin”, tha Muçaraku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular