BallinaKronikeGazetari Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja e Klodian Rashës: Ka dyshime...

Gazetari Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja e Klodian Rashës: Ka dyshime se…

Ka kaluar një javë që nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave të policisë “Shqiponja” dhe detaje dhe versione të ndryshme kanë qarkulluar në media çdo ditë. Këtë herë gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshime që mes Klodian Rashës dhe efektivit Nevaldo Hajdaraj mund të ketë pasur konfrontim fizik. Hoxha ka thënë se viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës, ndërsa plumbin e ka marrë nga pas.

Sipas tij pjesa më e çuditshme është që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg.

“Ka dyshime që mund të pasur konfrontim fizik. Viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës. Ajo që është fakt është se viktima e ka plumbin nga mbrapa. Distanca është 6 ose 7 metra sepse nuk mund të kesh shënjestër nga një distancë më e madhe. Arma është gjetur në distancë nga vendi i ngjarjes. Vërtetësia do të dalë nga ekspertiza. Më duket e çuditshme që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg. Policia jonë e ka traditë që nuk qëllon me armë. Policia jonë është treguar më tepër tolerante se sa ka vepruar ndryshe nga vendet e tjera,”- thotë gazetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular