BallinaKronikeKris arma në Rrëshen. Plagoset me armë zjarri një person

Kris arma në Rrëshen. Plagoset me armë zjarri një person

Një 51-vjeçar me iniciale A.K. është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 ndërsa 51-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin mjekësor.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Në aksion janë edhe shërbimet e policisë së Lezhës dhe Mirditës dhe FNSH-së për krehjen e zonave duke ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

“Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular