BallinaBotaPeshkaqeni sulmon turmën e njerëzve në..., vdes e reja franceze

Peshkaqeni sulmon turmën e njerëzve në…, vdes e reja franceze

Një franceze 38-vjeçe ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një peshkaqen në ishullin Saint Martin në Karaibe, që është një gjë e rrallë në këtë pjesë të botës.

Të pranishmit kanë treguar se gruas Alain Rioual i ishte këputur këmba, dhe se peshkaqeni e kishte kafshuar disa herë ndërsa ajo kishte notuar rreth 500 metra larg brigjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i prefekturës Sain Martin, Mikhael Dore, ka thënë se sigurisht se bëhet fjalë për peshkaqenin e llojit tigër që është i gjatë nga tri deri në katër metra.

Ngjarja ka ndodhur në destinacionin e njohur turistik Orient në pjesën e ishullit që administrohet nga Holanda, kurse mediat lokale raportojnë se për shkak të këtij rasti autoritetet kanë ndaluar larjen dhe sportet ujore deri më 16 dhjetor.

Drejtori i rezervatit nacional të Saint Martin, Nicholas Maslash, ka thënë se uji në kohën e sulmit ka qenë shumë i turbulluar dhe presin raportin që do të konfirmojë prezencën e peshkaqenëve – ku më pas pritet të ndërmarrin veprime konkrete.

Sulmet e peshkaqenëve në Karaibe janë shumë të rralla – madje nga viti 2000 janë regjistruar vetëm 34 sulme, ku 4 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular