BallinaKryesoreSot gjyqi i vitit/ Partizani përgatit dosjen me 300 faqe, ja çfarë...

Sot gjyqi i vitit/ Partizani përgatit dosjen me 300 faqe, ja çfarë pritet

Sot është seanca gjyqësore në KAS per cesthjen “Çinari” kërkuar nga Partizani si pala më e dëmtuar.

Kjo seancë është kundër Vllaznisë, Çinarit, FIFA-s dhe Istras, pra janë katër palë. Partizani ka pyetur klubin e Vllaznisë, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka marrë çdo hap të duhur për transferimin e Çinarit.

DOSJA E PARTIZANIT – Klubi i Partizanit ka një dosje voluminoze për çështjen “Çinari”, rreth 300 faqe, dhe ka pajtuar studio ligjore spanjolle, e cila ka gjithë kohën që punon si pala mbrojtëse dhe konsultohet me ekspertë të fushës. Pajtimi i një studio ligjore spanjolle, nuk është rastësore, pasi anëtarë të trupës gjykuese janë spanjollë dhe gjyqi është kundër një ekipi spanjoll.

SHTYRJA E VENDIMIT – Ka shumë gjasa që trupa gjyqësore të dëgjojë palët dhe vendimi të mos dalë sot, por të dalë pas disa ditësh. Gjithsesi, një vendim përfundimtar i trupës gjykuese do të jepet para muajit janar, pasi Partizani kërkon zhbllokimin e merkatos. Trupa gjyqësore e KAS-it mund të vendosë shtyrjen e një vendimi për këtë çështje, por gjithmonë brenda muajit dhjetor, ose ditët e para të janarit, në mënyrë që Partizanit të mos i bllokohet merkato.

ANEKSI LIGJOR – Në kontratën e Partizanit dhe Vllaznisë, për transferimin e Çinarit, ekziston një aneks ligjor me tri pika, ku thuhet se asnjë palë e tretë nuk ka të drejtë të  pretendojë për kartonin e Çinarit.

PROVAT E REJA – Partizani ka prova të reja për t’i dorëzuar në KAS. Kontrata e rregullt me Vllazninë, përfshirë dhe aneksin ligjor, konfirmimin e FSHF-së për transferimin e Çinarit, deklaratën publike të Vllaznisë (14 gusht 2018).

DEKLARATA E VLLAZNISË – Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Vllaznisë, klubi shkodran deklaroi se pagesa prej 20 mijë eurosh e Deportivo Alavesh për kartonin e Çinarit, nuk është marrë. Alavesh pretendon se ka paguar 20 mijë eurot për kartonin e Çinarit në gusht të vitit 2018, në një llogari bankare në Itali. Por Vllaznia hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se klubi jo vetëm që nuk ka llogari bankare në Itali, por llogaria nuk ekziston askund.

PRIORITETET – Partizani ka si prioritet të fitojë gjyqin në KAS për zhbllokimin e merkatos, ndërsa gjoba prej 83 mijë eurosh dhe pezullimi i Çinarit, kalojnë në plan të dytë.

KLEÇKA E FUNDIT – Aneksi ligjor mes Vllaznisë dhe Partizanit në kontratën për transferimin e Çinarit, tregon shumë gjëra. Si Vllaznia, ashtu dhe Partizani, nuk kanë dashur të kenë asnjë problem me palë të treta në të ardhmen, në rastin konkret Deportivo Alaves. Çinari ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me Partizanin.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular