BallinaAktualitet"Do ju shfaros"/ Reagon sërish Stresi nga arratia: Rama po më përndjek,...

“Do ju shfaros”/ Reagon sërish Stresi nga arratia: Rama po më përndjek, ka dhënë urdhër të më …

Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, teksa flet nga arratia për shkak të udhëheqjes së turmave drejt dhunës ndaj institucioneve është shprehur se po përndiqet nga qeveria.

Në një video, live në “Instagram”, Stresi ka treguar se nuk ndodhet në Shqipëri, por ai ka parë nga kamerat e pallatit të tij se po ndiqet nga shumë policë e përgjues.

I shpallur në kërkim për organizim proteste në kohë pandemie, nxitje dhune dhe thirrje për dhunë e akte të tjera në kundërshtim me ligjin në protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës, Stresi thotë se duan ta rrahin, por “me 25 prill do t’i shfarosi nga faqja e dheut”.

“Që ta dijë i gjithë populli shqiptar përse po përndiqem prej policisë është vetëm prej kryeministrit. Një kryeministër që merret me një person dhe që ka shtetin në dorë është shumë e lehtë. Por mos harro ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe ka me ua kthye dhe kemi me ju shfaros prej tokës ditën e zgjedhjeve. Mbajeni mend, kemi me ju shfaros o komunista. Unë nuk i kërkoj falje askujt. Kur të jem gabim kërkoj falje siç i ka hije burrit dhe djalit. Unë i kam vëllezërit e mi nëpër çdo cep të Shqipërisë dhe kanë me dalë për çdo protestë si me qenë dhe unë aty. Arkimed Lushaj nuk është tërhequr prej kauzës së vet. Me dasht kthehem kur të dua se nuk i kam bërë asgjë askujt, por kam informacionet e mia se si është duke më përndjekur policia.Nuk dua t’i bie në dorë shtetit se shteti don të më rrahi, don me më vra, të gjitha t’i bën shteti me dasht. Me ia bër një njëriu që është qytetar si puna ime. Policia ka qef me më rraf e sakatue. Fantazma nuk kapet”, thotë Stresi në Instagram.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular