BallinaAktualitetAnëtari i fundit i Kushtetueses/Kim dhe Soreca: KED të dërgojë urgjentisht listën...

Anëtari i fundit i Kushtetueses/Kim dhe Soreca: KED të dërgojë urgjentisht listën e kandidatëve te Presidenti

Miratimi nga Parlamenti i një tjetër anëtari të Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur edhe nga përfaqësitë e rëndësishme diplomatike në vend.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar si një lajm të madh miratimin e gjyqtarit të Kushtetueses që I hap rrugë edhe miratimit të emrit të fundit që do të plotësonte këtë Gjykatë.

‘Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Tani ka nevojë për 1 gjyqtar tjetër për Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve te Presidenti. Kjo është një arritje madhore e cila do të lëvizë një hap më afër BE-së dhe reflekton bashkëpunimin e fortë të KED, Presidentit dhe Kuvendit’-shkruan ambasadorja Kim.

Miratimi i emrit të Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur edhe nga ambasadori I BE, Luigi Soreca.

Ky i fundit i ka bërë thirrje KED që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti.

Sipas Soreca-s, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.

‘Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në

opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Është thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e IGC-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular