BallinaKryesoreDOKUMENTI/ KQZ merr masa drastike për veprimtaritë shtetërore 4 muaj para zgjedhjeve....

DOKUMENTI/ KQZ merr masa drastike për veprimtaritë shtetërore 4 muaj para zgjedhjeve. Çfarë ndalohet…

Në një dokument të hartuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosen rregulla të qarta për rolin e administratës shtetërore në periudhën para zgjedhjeve.

Kështu, katër para zgjedhjeve, kryeministri, ministrat dhe zëvendësit e tyre si dhe një sërë drejtorësh të administratës dhe kompanive publike, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo në çfarëdolloj forme të kontribuojnë në veprimtari publike të ndaluara sipas këtij vendimi.

Në këto ndalime, përfshihet promovimi i projekteve apo investimeve me interes apo shtrirje territoriale kombëtarë ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikes, të telekomunikacionit, të veprave ujore të çdo lloji, në shërbim dhe interes të publikut.

Këto masa, nuk zbatohen vetëm në rastet e shpalljes së masave të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në veprimtaritë e ndaluara në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve janë edhe ato veprimtari që përfshijnë shpërndarjen në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve.

Në dokument ndalohet edhe përdorimi i detyruar i administratës shtetërore brenda orarit të punës për veprimtari dhe/ose aktivitete në funksion të zgjedhjeve si dhe përdorimin në mënyrë të detyruar dhe të organizuar brenda orarit mësimor të nxënësve të sistemit shkollor para universitar.

Në pikën 4 ndalohet gjithashtu, katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular