BallinaAktualitetEMRAT/Vrau aksidentalisht me çifte shokun në Dibër. Zbulohet identiteti i dy të...

EMRAT/Vrau aksidentalisht me çifte shokun në Dibër. Zbulohet identiteti i dy të rinjve

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dibër ku një 18-vjeçar ka vrarë aksidentalisht me armë gjahu shokun e tij janë zbuluar identitetet e të rinjve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi, kanë qenë për gjueti.

Sipas policisë, 18-vjeçari dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin 27 vjeçarin, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar 18-vjeçarin për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular