BallinaAktualitetLubonja shpjegon pse Rama zgjodhi Çuçin në Ministrinë e Brendshme

Lubonja shpjegon pse Rama zgjodhi Çuçin në Ministrinë e Brendshme

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend. Duke folur për ndryshimet më të fundit në qeveri, Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm pikërisht që të mos kemi çfarë të themi për të, pasi ai është një figurë e qetë.

Ndryshimet në qeveri …

Nuk kemi cfarë të themi, ndoshta ndaj është bërë kjo zgjedhje, që mos të kemi cfarë të themi. Problemi më i madh që kam unë me këtë qeveri, më këta ministra, është se këta e shohin veten në rolin e zeros, që i shtohet 1-shit nga mbrapa për t’i rritur vlerën. Secili nga këta duhet të jetë 1 në rolin e vet, më i aftë se kryeministri dhe ky i fundit duhet të jetë i nderuar që i vë aty. Kur kryeministri i trajton kështu si zero, ku di unë. Gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur, kjo dhunë ndaj njerëzve, dhe nuk reagojnë fare, e quajnë normale. Vret tjetri, bëjnë rekrutime njerëzish, si ky polici që ka vrarë, krejt të dyshimtë. Janë krejtësisht të dyshimtë, si kjo vrasja e këtij polici. Kush e hodhi atë revolen atje, nga doli? Nëse ka pas një njeri që hodhi një revole aty, këtu nuk flitet për një njeri, por flitet për një bandë kriminale, të kthesh policinë në një bandë kriminale. Meta do e dekretonte Çuçin, se nuk kishte arsye për të thënë jo. Si person Çuçi mund të jetë njeri i qetë, por problemi këtu është kryeministri. Të jesh normal këtu nuk do të thotë të jesh 0 që i shtohet 1.

Çfarë mesazhi ka dashur të japë Rama me Çuçin?

Që të mos thotë njeri gjë dhe që të ketë një njeri të sigurt aty, që nuk i prish punë.

Po për protestën…

Nuk ishte në stilin e opozitës, dyshoj të ketë gisht. Ne e dimë mirë si sillet policia, ka një kulturë sadomazokiste (nënshtrim ndaj atij që ke lart dhe dhunë ndaj atij që ke poshtë). Madje, polici ka marrë dhe shënjestër, është ulur në gjunjë, që ta vrasë vërtet atë të riun. Krimi kryesor është ai që vranë, jo dhuna e atyre të rinjve që u ngritën më pas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular