BallinaKronikePrindërit e saj u gjetën të masakruar, flet sërish vajza nga Vlora:...

Prindërit e saj u gjetën të masakruar, flet sërish vajza nga Vlora: Ja kush ishte personi i fundit që i pa

Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, ka sjellë të tjera detaje lidhur me masakrimin e dy trupave të prindërve të saj në Itali.

Në një lidhje direkte me emisionin “Pa Gjurmë”, vajza e quajtur Vitoria ka treguar të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte.

“Njeriu i fundit që i shoqëroi prindërit, ishte një natë  kur prindërit kishin fjetur të nipi dhe ikën te e dashura e vëllai tim që banonte në Itali. Në mëngjesin e 2 nëntorit kanë marrë trenin dhe ishin nisur në Firence, nuk e dinim nëse do shkonin te apartamenti kur ata jetonin apo të e fejuara e vëllait. Përgjigjet e telefonatave të prindërve të mirë ka qenë në 11:30 që kanë folur me motrën, dhe pas asaj ore telefoni dilte i fikur. Ndërsa telefoni i babait ka qenë i hapur, por nuk e hapte dot. Ne u takuam të shtunën, që kemi qenë të gjithë bashkë, ku u takuam në shesh, qëndruam deri në orën 13:00. Pas i mori mbesa për drekë dhe në darkë nipi“, tha ajo.

Vjaza ka përmendur edhe dëshminë e banorëve, të dhënë për një emision italian, se nga shtëpia ku qëndronte vëllai i saj, Taulanti dhe e dashura e tij, Elona, vinte një aromë shumë e keqe nga garazhi.

“Një nga gazetarët e emisioni në Itali i kishin marrë në pyetje që thonin që për një farë kohe kishin ndjerë një erë të rëndë në garazhin e shtëpisë“, rrëfeu Vitoria.

Ajo tregoi se personi i fundit që kanë takuar prindërit ka qenë pikërisht nusja e vëllait, Elona.

“Të na ndihmojë shteti, njeriu i fundit që i ka parë ka qenë Elona, e dashura e vëllait. Dyshimet mund të jenë shumë, nuk mund t’i vëmë gishtin askujt. Elona më tha se kur ajo kishte shkuar në apartamentin e vëllait ku ata rrinin, prindërit nuk ishin më. Kur e kam marrë pasdite më ka thënë kaq kishte qenë në apartamentin e saj dhe se kunati i kishte kërkuar hekurin e rrobave dhe i kishte takuar. Sipas saj, ajo na tregoi se kanë bërë muhabet me nipin dhe kur kishin vajtur në shtëpi kishin bërë llafe me njëri-tjetrin dhe babai ka thyer telefonin e nënës. Telefoni i mamasë sime ka qenë i hapur deri në orën 11:30-12:00 dhe pastaj kur e merrnin motrat ai nuk binte më, sepse Elona tha se ia kishte thyer babai. Nuk i thamë gjë Elonës se askush nuk mendonte gjënë e keqe. Kur i mora unë më tha, u zu Teuta me Shpëtimin, dhe Shpëtimi i theu telefonin Teutës. Kaq. Kjo ka ndodhur më 1 nëntor,  ndërkohë se ça ka ndodhur në 2 nëntor nuk e di“, tha Vitoria.

Ndërsa policia italiane deklaroi se në kohën kur çifti humbi, djali i tyre u arrestua për drogë, Vitoria ka hedhur poshtë mundësinë që prindërit e saj të jenë vrarë për hakmarrje të vëllait. Sipas saj, nëse vëllai do të kishte pasur konflikte, ata do të ishin hakmarrë me 2 motrat që ka qenë gjatë gjithë kohës në Itali, nuk kishin pse prisnin për prindërit.

Taulanti, vëllai i saj vijon të jetë në arrati dhe Vitoria thotë se nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë. Vajza rrëfen edhe për një telefonatë që i ka mbërritur nga një numër anonim që sot e kësaj dite nuk është zbuluar se kujt i përkiste.  Lajmin e mediave italiane se çifti kishte me vete 40 mijë euro, e konfirmon dhe Vitoria dhe thotë se ato para i kishte marrë babai pasi kishte bërë një aksident të rëndë.

“Babai im kishte bërë një aksident të rëndë, do merrte 85 mijë euro dhe i dhanë vetëm 45 mijë euro, 5 mijë euro mi dha mua që të blija një makinë, dhe të tjera i morën me vete. Nuk dimë ku gjendet Taulanti, a nuk gjendet, por lëviz, Se ku është e ku nuk është nuk e dimë gjë. Pas humbjes së prindërve të mi nuk kam folur më vëllanë, as me Elonën. Kur nëllai ishte në arrest shtëpie e bëri te mua, por nuk e mbaj mend se kur ka ndodhur“, tha Elona.

Të gjitha këto detaje të reja, do ndihmojnë autoritetet përkatëse italiane në hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Çifti u gjet i copëtuar në katër valixhe në Itali, ku detaji që i ndihmoi hetuesit për identifikimin e personave, ishte tatuazhi në shpatullën e Shpëtim Pashos, me një spirancë dhe emrin e Vlorës poshtë saj. Një ditë pas gjetjes së valixheve, AND-ja e trupave vërtetoi se bëhej fjalë për çiftin nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular