BallinaKronikeAksident tragjik në Vlorë, përplaset për vdekje një grua, ishte duke lëvizur...

Aksident tragjik në Vlorë, përplaset për vdekje një grua, ishte duke lëvizur në këmbë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka humbur jetën një grua.

Sipas burimeve zyrtare, gruaja që po lëvizte në këmbë është përplasur me makinë nga një 37 vjeçar në lagjen “24 Maji”.

“Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë”, njofton policia e cila ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular