BallinaAktualitetHumbi jetën nga koronavirusi, mbërrin në Rinas trupi i pajetë i mjekut...

Humbi jetën nga koronavirusi, mbërrin në Rinas trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi

Ka mbërritur në Rinas në orët e vona të kësaj pasdite trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën nga COVID në Itali.

Mjeku Drini Dobi ndërroi jetë me 9 dhjetor. Ai u infektua me Covid-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u nis në drejtim të Italisë për shërbim më të specializuar, por nuk ia doli dot të fitojë betejën me virusin.

Për kurimin e tij u zhvillua një fushatë  për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët. Sensibilizimi mori përmasa të mëdha, ku u hap edhe një llogari bankare, por fatkeqësisht mjeku nuk arriti të mbijetonte.

Drini Dobi ishte mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular