BallinaKronikeMakina me vajzën e vogël rrokulliset në rrugë/I riu me shpejtësi të...

Makina me vajzën e vogël rrokulliset në rrugë/I riu me shpejtësi të lartë i përplas dhunshëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në kthesën e fshatit Duhanas në Berat.

Një mjet tip Benz, me targa BR 2766 B, duke dalë me shpejtësi nga rruga e fshatit Duhanas ka goditur mjetin A Clas me targa AA 628 UJ, ku udhëtonte një nënë me një fëmijë të vogël.

Makina ku po udhëtonte familja, është rrokulluar disa herë në rrugë.

Gruaja dhe vajza e vogël kanë dalë të tmerruara nga automjeti i tyre.

Aksidenti është shënuar në segmentin Spital-Uznovë në Berat.

Si pasojë e aksidentit ka pasur dëmtime të mëdha materiale në të dyja mjetet, por fatmirësisht asnjë të lënduar.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë i riu 24-vjeçar që duke ecur me shpejtësi përplasin makinën ku po udhëronte gruaja, që ishte në krahun e saj të lëvizjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular