BallinaAktualitetStudimi: Koronavirusi gati tre herë më vdekjeprurës se gripi sezonal

Studimi: Koronavirusi gati tre herë më vdekjeprurës se gripi sezonal

Afërsisht një vit nga pandemia, është e qartë se koronavirusi i ri është më i keq se gripi sezonal dhe një studim i botuar sot, tregoi një normë vdekjesh gati tre herë më të lartë midis pacientëve me Covid-19.

Kërkimi, duke përdorur të dhëna kombëtare franceze dhe i botuar në revistën The Lancet Respiratory Medicine, nënvizoi ashpërsinë e rritur të sëmundjes për njerëzit me Covid-19.

Studiuesit krahasuan të dhënat për 89,530 pacientë të shtruar në spital me Covid-19 në mars dhe prill të këtij viti me 45,819 pacientë të shtruar në spital me gripin sezonal midis dhjetorit 2018 dhe fundit të shkurtit 2019.

Rreth 16.9 përqind e pacientëve me Covid-19 vdiqën gjatë periudhës së studimit – që ishte gjatë valës së parë të pandemisë.

Kjo krahasohet me një normë vdekjeje prej 5.8 përqind midis atyre me grip.

Catherine Quantin, një profesore në Spitalin Universitar të Dijon dhe institutin kombëtar francez të shëndetit INSERM, tha se ndryshimi në nivelet e vdekjeve ishte “veçanërisht goditës” duke pasur parasysh se sezoni i gripit 2018/19 ishte më vdekjeprurësi që Franca kishte parë në pesë vjet.

Studiuesit zbuluan se më shumë pacientë me Covid-19 kishin nevojë për kujdes intensiv – 16.3 përqind krahasuar me 10.8 përqind për gripin – ndërsa qëndrimi mesatar në Intubim ishte gati dy herë më i gjatë (15 ditë krahasuar me 8 ditë).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular