BallinaAktualitetVIDEO/Pamje të rënda, të gjakosur, policia dhunon barbarisht të rinjtë në komisariat

VIDEO/Pamje të rënda, të gjakosur, policia dhunon barbarisht të rinjtë në komisariat

Dega e Partisë Demokratike në Bulqizë ka denoncuar me pamje filmike një tjetër rast dhune nga ana e policisë.

Në këto pamje duket një i ri i cili ka dëmtime në pjesën e fytyrës.

Sipas PD, dy të rinjtë janë shoqëruar pa asnjë motiv nga efektivët e policisë dhe janë rrahur barbarisht prej tyre

Të rinjve u është refuzuar po kështu ndihma mjekësore pasi nuk kanë pranuar të firmosin procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Në pamjet filmike i riu dëgjohet teksa thërret pse e mbajnë në komisariat.

“Kush të gjuajti o vlla, për çfarë arsye? Urdhëro policia e Bulqizës. Ja komisariati. Për çfarë arsye na mbani brenda o xhaxhi. Hajde më rrih edhe mua. O vëlla pse na mbani këtu. Pse e preke çunin, për çfarë arsye”

“Çfarë keni dëgjuar këto ditë se gjoja dhuna shtetërore kundër qytetarëve, e cila shkoi deri në ekzekutimin e një të riu, është vetëm propagandë.  Militantët e PS në Policinë e Shtetit vazhdojnë t’i dhunojnë të rinjtë brenda komisariateve. Shikojini vetë pamjet. Të rinj që kërkojnë drejtësi, kërkojnë arsye pse shoqërohen pa motiv, pse rrihen barbarisht nga policët e Edi Ramës në komisariate. Renato Pasha quhet i riu goditur nga policët.

Edhe pamjet tregojnë se ai është dëmtuar seriozisht në syrin e djathtë.  Ndihma mjekësore i është refuzuar nga policët e dhunshëm të Edi Ramës, të cilët e kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme, pasi i riu nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Dhuna e policisë ndaj të rinjve dhe qytetarëve nuk është rast i shkëputur. Është modeli i dhunës që frymëzohet nga kryeministri i vendit dhe nga pandëshkueshmëria e drejtësisë. Partia Demokratike/ Dega Bulqizë dënon ashpër sjelljen dhe dhunën e policisë për rastin në fjalë dhe gjithë praktikën e dhunshme të policisë dhe strukturave të saj në të gjithë vendin.

Partia Demokratike është në krahun e qytetarëve dhe di të mbrojë në çdo rast të drejtat e tyre. Sado pranga të kërcasin diktatorët, rregjimet kanë për të rënë, se liria njerëzore ka rrënjë të thella tek njerëzit! Nuk prekim njeri me dorë ne, o kriminela. Këta janë dhunuesit”, deklaron PD. Syri.net

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular