Barcelona e gatshme të shesë Coutinho-n, nuk bindi pas rikthimit

3
168

Barcelona tashmë është e bindur se Philippe Coutinho nuk po përshtatet në filozofinë e sistemit të tyre të lojës.

Skuadra katalanase e transferoi brazilianin nga Liverpooli për shumën e 140 milionë eurove, mirëpo asnjëherë nuk arriti të shpaguante vetën.

Blaugranasit e dërguan në huazim te Bayern Munichu, aty ku filloi të rigjente formën, por në rikthimin e tij në këtë vit, nuk po tregon shumë.

Sipas asaj që raporton ARA, Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për Coutinhon, e që duhet të jenë rreth 100 milionë euro.

Arsenali dhe Manchester United, janë skuadrat më të interesuara, mirëpo nuk përjashtohet as Interi.

Coutinho po ashtu mund të rikthehet te Liverpooli, por e gjitha do varet nga dëshira e Jurgen Kloppit për ta rikthyer atë.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 97746 more Information on that Topic: startnews.news/2020/12/19/barcelona-e-gatshme-te-shese-coutinho-n-nuk-bindi-pas-rikthimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 23651 additional Info on that Topic: startnews.news/2020/12/19/barcelona-e-gatshme-te-shese-coutinho-n-nuk-bindi-pas-rikthimit/ […]

Comments are closed.