BallinaOP EDSerbia dhe Greqia nisin vaksinimin nga COVID, MJAFT MË, BOLL MË me...

Serbia dhe Greqia nisin vaksinimin nga COVID, MJAFT MË, BOLL MË me propagandë Edi Rama

Nga Dr.Ilir Allkja

MJAFT MË, BOLL MË !
(enough is enough)
Serbia dhe Greqia janë vendet e para në ballkan që nisin vaksinimin e popullatës ndaj COVID-19.
Serbia të hënën datë 21 dhjetor, ndërsa Greqia te shtunën date 26 dhjetor, ndërsa Shqipëria ende nuk ka një datë, megjithëse kryeministri i saj udhëtoi , kontaktoi e udhëzoi privatisht prodhuesit e vaksinës (!).
Asnjëri nga kryeministrat e ketyre vendeve nuk udhëtoi me tam-tamet e propagandës për në USA, gjoja për të kontaktuar me prodhuesit e vaksinës, por shtruan rrugën, ngritën e strukturuan zinxhirin e vaksinimit pa bujë dhe pa propagandë por realisht po fillojnë të vaksinojnë e mbrojnë stafet mjekësore, së pari.
Ndërkohë ne kemi një kryeministër gojëmadh por pa veshë, pa sy, një komitet të tredhur që i mban iso të leçiturit, dhe ndodhemi të rreshtuar përkrah vendeve afrikane, nën mëshirën e CoVax-it.
Gjithsesi edhe tek ne vaksina do të vijë prej mëshirës, siç do të shkojë tek vendet e botës së tretë, me shumë mundësi në momentet kur epidemia të jetë ndalur!
Tani mjaft më , boll më me propagandë, zotërinj !
Ju mjekët e komitetit do të mbaheni në histori si shpura groteske që i bëtë fresk marrëzisë së një kryeministri.
Ju e dini mirë që Shqipëria nuk ka as spitale, as mjekë e as qeverisje të krahasueshme me vendet e ballkanit z. Kryeministër, zotërinj komitetas, e jo standartet e Francës e Gjermanisë!
Miopia juaj na bëri fqinjë me Somalinë, e na ndau prej Greqisë, ballkanit !
Mjaft më zotërinj !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular