BallinaAktualitetVideo/ Shoqërimi i aktivistëve, Budina: Policët i ndaluan dhe i goditën

Video/ Shoqërimi i aktivistëve, Budina: Policët i ndaluan dhe i goditën

Regjisori Robert Budina ka reaguar pas shoqërimit nga policia të disa prej anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Budina i cili ndodhet para komisariatit nr.1 në Tiranë shprehet se anëtarët donin të futeshin në pedonalen e Tiranës, por policët i kanë ndaluar dhe sipas tij, i kanë goditur.

Regjisori thotë se policët nuk i kanë lejuar të filmonin brenda komisariatit duke iu mohuar të drejtat e tyre.

Aktualisht ende nuk është e qartë arsyeja e shoqërimit të Astrit Seranaj, Ergys Mertiri dhe Donald Martini.

 “Para se të bënim këtë, ishin disa civilë që prisnin kulturë nga ne. Çfarë nuk kemi bërë për t;iu dhënë juve kulturë, dashuri, shpresë, dhe në këmbim ne vimë në komisariat. Ne nuk jemi qenie të mbinatyrshme, që me një të rënë i zgjidhim të gjitha. Problemi është se ne besuam tek ajo, ashtu siç besuam ne duhet edhe ju tek vetja, që mos lejojmë një shtet të tillë të veprojë e të na zhdukë lirinë, Miqtë tanë donin të futeshin në pedonale, këta i arrestuan dhe goditën. Do shkojnë përpara ligjit të gjithë ata policë që ka vënë dorë mbi ata njerëz. Do shkojnë në burg sepse lirinë time nuk ia fal askujt. Me paturpësinë më të madhe, se këta që fillojnë punën në komisariate janë militantë edhe nuk e dinë se cili është ligji. Ja kanë fikur videon brenda disa prej nesh. Çfarë bënë ata. Duhet të dalin para ligjit. Për rrogën tënde unë futem në burg zoti polic. Jo nuk futem. Ata njerëz të heqin atë pedonale. Kam qenë vetë brenda, veçse të godasin me automatik, të përdhunojnë në kuptimin pubik, kanë kurajon edhe të tallen”,- tha Budina.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular