BallinaKronikeVrasja e shqiptarit në Spanjë, mediat e lidhin ekzekutimin me arrestimin e...

Vrasja e shqiptarit në Spanjë, mediat e lidhin ekzekutimin me arrestimin e anëtarëve të mafias ruse

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e një shqiptari në Alicante të Spanjës, teksa ishte duke drekuar në një restorant me partneren e tij. Mediat e huaja kanë bërë publike moshën e tij, 42 vjeç, por ende nuk ka raportime sesi quhej viktima.

Mësohet se shqiptari jetonte prej disa vitesh në Spanjë. Ai ishte me precedentë të mëparshëm penalë. Disa media e lidhin vrasjen me larjen e hesapeve megjithatë nuk japin shumë detaje.

Të tjera media shkruajnë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë pasi disa anëtarë të dyshuar të mafias ruse u arrestuan për pastrim parash. Një prej tyre është edhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles.

Gjatë 18 bastisjeve dhe kontrolleve në Alicante, Madrid, Tarragona e Ibiza policët sekuestruan armë zjarri, 300 mijë euro të thata, diamantë dhe valutë parash online.

Më shumë detaje nuk bëhen të ditura, por theksohet se po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e plota dhe të gjithë dinamikën e kësaj ngjarjeje. 42-vjeçari shqiptar u ekzekutua të premten teksa darkonte në një restorant me persona të tjerë.

Ai u qëllua 5 herë nga një person që mbante një kapuç në kokë. Ky i fundit vijon të mbetet gjithashtu i paidentifikuar. Plagët ishin fatale për shqiptarin, i cili pavarësisht ndihmës së parë humbi jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular