BallinaKronikeE bënë shoshë me plumba, zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i...

E bënë shoshë me plumba, zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë

Mbrëmjen e sotme një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua me pesë plumba të shtëna nga një distancë e afër teksa darkonte me një mikun e tij në një restorant. Kështu raportojnë mediat spanjolle ndërsa shtojnë se vrasësi iu afrua me një qetësi të dukshme, maskuar me një kapuç.

Krimi ndodhi rreth orës 21.30 në restorantin The Orange Tree në El Albir, qendra më e banuar në këtë qytet turistik në rajonin Marina Baixa. Burri i vrarë ishte 42 vjeç dhe po darkonte me partneren e tij në tarracë në kohën kur u qëllua.

Kur ambulanca dhe oficerët e parë të Gardës Civile arritën në restorant, viktima ishte shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët u përpoqën që ta shpëtonin, por shqiptari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Arratisja e vrasësit

Dëshmitarët kanë dëgjuar pesë të shtëna dhe më pas kanë parë vrasësin që të largohet me një pistoletë në dorë. Specialistët e Gardës Civile kryen një inspektim në vendin e ngjarjes dhe identifikuan viktimën nga dokumentacioni që mbante dhe informacioni i siguruar nga partnerja

Pista kryesore që Garda Civile po konsideron në lidhje me motivin e vrasjes është larje hesapesh për përfshirjen e pretenduar të viktimës në disa çështje të dyshimta. Hetuesit, raportojnë mediat spanjolle, i kanë përqendruar hetimet e tyre të para në të kaluarën kriminale të shqiptarit.

Agjentët tashmë kanë marrë deklarata nga disa dëshmitarë, siç janë punonjësit e restorantit dhe po përpiqen të gjejnë regjistrimet e kamerave të sigurisë në zonë në mënyrë që të mund të identifikojnë vrasësin.

Një kamerier në një restorant aty pranë i tha agjencisë Efe se një koleg u përpoq të ndihmonte viktimën pasi dëgjoi të shtënat. Ai gjithashtu deklaroi se vrasësi u largua në këmbë, edhe pse më vonë, sipas tij, ai hipi në një automjet.

Banorët dhe tregtarët e Alfàs del Pi kanë frikë se kjo vrasje dhe operacioni i fundit policor kundër mafias ruse mund të ndikojë në turizëm, burimi kryesor i të ardhurave për qytetet e Costa Blanca-s.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular