Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovës në Itali. Mediat raportojnë se një 49-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13 vjeç.
Më pas, me të njëjtën thikë, mësohet se ai i ka dhënë fund edhe jetës.
Arsyet e kësaj ngjarje makabre janë ende të panjohura, por mediat raportojnë se 49-vjeçari ishte i ndarë nga gruaja e tij dhe fëmijët po kalonin disa ditë me babain.
Mësohet se ai i ka qëlluar me thikë fëmijët, ndërkohë që ata ishin në gjumë.
Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë per zbardhjen e rrethanave te krimit.