BallinaKryesore30 vjet nga largimi i Stalinit nga Shqipëria

30 vjet nga largimi i Stalinit nga Shqipëria

Një prej terroristëve më të njohur ndërkombëtarë Josif Visarionoviç Stalini, deri në vitin 1990 nderohej me buste, shtatore dhe emërtesa. Shqipëria ishte i vetmi vend (përveç vendlindjes së Stalinit në Gjeorgji) që mbante në Europë shtatoret e tij.

Qyteti i Kuçovës kish marrë “Qyteti Stalin” me rastin e ditëlindjes së Stalinit në vitin 1950. Më 5.11.1951 ishte përuruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë shtatorja e Stalinit sipas vendimit që kishte marrë Kuvendi Popullor. Kjo u zhvendos në vitin 1968 në parkun “Rinia” përballë Galerisë së Arteve Figurative. Stalinë kryesorë ishin ata që gjendeshin në Kuçovë dhe në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”.

Në vitin 1990 ishte organizuar në Shkodër një demonstratën e heshtur me synim heqjen e bustit të Stalinit. Si pasojë e ndryshimeve të vitit 1990, bustet e Stalinit në Shkodër dhe Tiranë (përpara Akademisë së Shkencave) u hoqën nga vetë autoritetet.

Pasi në Shqipëri u pranua pluralizmi, regjimi e dinte se shtatoret e Stalinit do rrëzoheshin në mënyrë spektakolare. Për t’ua hequr shqiptarëve këtë kënaqësi, regjimi vendosi t’i hiqte shtatoret natën, sipas një skenari stalinist, pikërisht në ditëlindjen e diktatorit sovjetik.

Vendimi i Këshillit të Ministrave të RPSSH:

Me propozimin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe duke marrë parasysh se kanë ndryshuar kushtet historike, kur në vendin tonë u morën vendime lidhur me nderimin e J.V.Stalinit, Këshilli i Ministrave të RPSSH-së, vendosi:

1-Të hiqet emri i J.V.Stalinit dhe simbolet e tij nga ato ndërmarrjen, objekte e institucione që mbajnë këtë emër.

2-Për sa u përket kooperativave bujqësore dhe qendrave të banuara që mbajnë emrin e J.V.Stalinit, të vendosin banorët e tyre sipas ligjeve në fuqi.

Tiranë më 21.12.1990

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular