BallinaAktualitetPse po kërkohet D-dimer te pacientët me Covid? Mjeku sqaron çfarë është...

Pse po kërkohet D-dimer te pacientët me Covid? Mjeku sqaron çfarë është kjo analizë

Që nga fillimi i pandemisë, në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizash për kontrollin e virusit  SarsCov2. Në fund të muajit korrik sipas informacioneve që janë raportuar nga laboratorë të ndryshëm,  në të gjithë botën ekzistonin 270 produkte të ndryshme që përdoren për të bërë analizat.

Ato ndahen kryesisht në tre grupe: analizat e PCR, analizat serologjike dhe analizat antigjene. Ashtu si në botë edhe në Shqipëri shumë prej këtyre analizave bëhen nga pacientët shqiptarë ose me rekomandim nga mjekët.

Një nga analizat më të shpeshta tek ata që shfaqin shenja të Covid-19, të dyshuar ose të konfirmuar është analiza e D-Dimer (që tregon mpiksjen e gjakut.

Mjeku kardiolog, Novrus Caushaj sqaroi në “Wake Up” rëndësinë e kësaj vaksinë dhe kush duhet ta kryejë.

“Analiza e D-dimer është një analizë gjaku, e cila tregon se një proces i mpiksjes së gjakut po formohet aktivisht në sistemin e enëve të gjakut të personit. Si element teknik mat sasinë e një proteinë të quajtur fibrinë D-dimer.

Nëse ne në organizëm kemi një dëmtim muskular dhe kemi një hemorragji, organizmi nëpërmjet fibrinës futet në lojë bashkë me trombocitin dhe krijon trombin, atë mpksjen e gjakut që ndalon hemorragjinë.

Organizmi fut një proteinë tjetër që quhet plazminë që e balancon dhe e lejoj që kjo masë e mpiksjes së gjakut të jetë aq sa duhet.

Ajo që dua të theksoj është se D-dimer i lartë është një rezultat që nuk tregon vetëm sëmundje në organizëm, por gjendet edhe në elementë të jetës së përditshme të organizmit. E gjejmë në kondita mjekësore, por edhe në normale”, theksoi mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular