BallinaAktualitet"Është më keq se COVID..."/ Kryemadhi: Jam operuar për kancerin e qafës...

“Është më keq se COVID…”/ Kryemadhi: Jam operuar për kancerin e qafës së mitrës, u bëj thirrje nënave…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar se para 1 viti është operuar për kancerin në qafën e mitrës, duke shtuar se kjo është më e rëndë se koronavirusi.

E ftuar në “Quo Vadis”, ajo u ka bërë thirrje të gjitha nënave shqiptare që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, në mënyrë që të shmangin diçka shumë të rëndë.

“Para 1 viti kam bërë një operacion për kancerin e qafës së mitrës, i them të gjitha nënave që t’i vaksinojnë vajzat e tyre. Kjo është më e rëndë se COVID-i. Unë besoj te mjeku dhe institucioni dhe te ajo që shkenca ka bërë të mundur”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha se situata e COVID në Shqipëri po keqmenaxhohet dhe sipas saj njerëzit kanë frikë të shkojnë në spital.

“Kosova ka shpërndarë ndihmën e katërt ekonomike, në vendin tonë ka njerëz që  nuk ka marrë të parën. Ajo që propagandohej në media në fillim të pandemisë nuk ishte e vërtetë. Qeveria nuk u fokusua tek pandemia që në fillim. Miqtë e mi kanë frikë të shkojnë në spital, është krijuar pasiguri tek jeta e njerëzve, njerëzit janë në ankth po kalojnë në depresion. Do ishte një armë e mirë nëse qeveria do t’i donte më shumë njerëzit e saj.  Unë nuk dua të bëhem eksperte shëndetësore, por dua të them që keqmenaxhimi i kësaj situate nga qeveria do të sjellin vendime absurde, të cilat unë mendoj që këto kufizme nuk e shërojnë shqiptarët nga Covid dhe nuk shtojnë mundësitë financiare që të kenë mundësi për të paguar. Unë dua të theksoj që më vjen keq që shqiptarët çdo dite e më shumë po përballen me një depresion psikologjik. Njerëzit nuk kanë asnjë lloj orientim të qartë. Një nga problemet që ka qeverisja sot është se nuk mendon si ta zgjidhë problemin dhe si t’i ndihmojë qytetarët shqiptarë, por si t’i tmerrojë qytetarët, që ta kenë më të lehtë për t’i kontrolluar.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular