BallinaAktualitetDeklarata e fortë e Berishës: Opozita e përgatitur për 25 prill paqësor,...

Deklarata e fortë e Berishës: Opozita e përgatitur për 25 prill paqësor, por njëkohësisht edhe për një 20 shkurt të dytë

Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në Tempora, ku ka thënë se opozita është përgatitur për një ditë paqësore në ditën e zgjedhjeve më 25 prill.

Por gjithashtu Berisha ka thënë se opozita do të përgatitet edhe për një 20 shkurt të dytë, duke iu referuar kështu rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Opozita duhet të përgatitet për ditën më paqësore me votën e saj më 25 prill, por njëkohësisht duhet të jetë gati për një 20 shkurt të dytë. Në 20 shkurt shqiptarët përmbysën në pamje të parë një bronz, por në të vërtetë një kult më të keqin që kishin patur në histori. Nëse iu dhunohet vota, opozita do të përmbysë më 25 prill kultin e më të ligut që kanë pasur pas Enver Hoxhës, që grabit zgjedhësit, për një kryebandit që nu njeh normë, nuk njeh ligje, moral dhe nuk respekton asgjë”, ka thënë Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular