BallinaKronikeFlet avokati i ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho të...

Flet avokati i ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho të masakruar në Itali: “Klientja u trondit nga…”

Vrasja e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho nga Vlora vijon të jetë në qendër të mediave italiane, por edhe të publikut shqiptar, teksa zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse.

Federico Febbo avokati i Elona Kaleshit, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, e cila është arrestuar ditën djeshme nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor, ka treguar se 36-vjeçarja sipas tij është tronditur nga arrestimi.

Ndërkaq ai ka vendosur t’i shmangë deklaratat paraprake dhe të njëjtën gjë sipas tij bëri dhe Elona që të mos fliste pa u njohur me akuzën.

“Në dijeninë time, siç është praktikë në këto momente, zonja Elona Kalesha nuk e konsideroi të bënte deklarata para magjistratit në komisariatin e policisë ku u mor pas arrestimit, sepse ne besojmë se është e përshtatshme që para se të bëjmë deklarata, është më e saktë që së pari të lexohet dekreti që parashikon masën”, ka thënë ai.

Avokati Febbo theksoi se nga gjetja e eshtrave Shpëtim dhe Teuta Pashos, Elona ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesve por s’është thirrur.

“Klientia ime shprehu gatishmërinë e saj për t’u dëgjuar nga hetuesit për të dhënë një kontribut, por ajo kurrë nuk u thirr. Ky arrestim ngjall befasi dhe madje klientja ime u trondit”, shtoi ai.

Ndërsa prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elona Kaleshin, e arrestuar për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, “për shkak se ekziston rreziku i arratisjes”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular