BallinaBotaSituata në Xinjiang ne vemendjen mediatike e diplomatike

Situata në Xinjiang ne vemendjen mediatike e diplomatike

Situata në Xinjiang  vazhdon të  tërheqë vëmendje mediatike e diplomatike me akuza  e kundërakuza. Autoritet kineze   i kanë dendësuar kohët e fundit faktet e dokumentet,për të dëshmuar se ka një realitet  tjetër nga ai që  disa media , por edhe politikanë të ndryshëm përpiqen  të japin .  Vizitat e  diplomatëve të  akredituar në Kinë dhe media të huaja janë ftuar në vijimësi për të parë nga afrë realitetin, i cili është në një ndryshim pozitiv.
Zëdhënësi i Zyrës së Informacionit të Qeverisë Popullore të Xinjiang, Elijan Anayit, theksoi  në një  konferencë  shtypi  se akuzat për të ashtuquajturën “punë të detyruar” dhe “shtypje” janë gjepura.
” E ashtuquajtura ’përndjekje’ është e pakuptimtë. Banorët në Xinjiang janë njësoj si të gjithë në rajonet e tjera të Kinës, duke gëzuar të njëjta të drejta dhe të mbrojtur nga ligji,” tha ai, duke shtuar se 70 për qind e shpenzimeve publike të rajonit kanë shkuar për përmirësimin e jetesës së banorëve vendorë, nga punësimi dhe arsimi deri te kujdesi shëndetësor.
Ai shpjegoi se deri në vitin 2020, të paktën një person në çdo familje në rajonin e Xinjiang-ut ka një punë. Ndërsa ata që punojnë jashtë rajonit fituan mesatarisht 40 mijë juanë në vit sipas shifrave të fundit.

Obulhasan Tursunniyaz, një nga udhëheqësit fetarë në Xhaminë Jamah në prefekturën Hotan të Xinjiang, hodhi poshtë akuzat se kamerat e sigurisë në xhami përdoren për të mbikëqyrur myslimanët, duke shpjeguar që pajisjet përdoren për të shmangur terroristët.

Ai përmendi një sulm terrorist që ndodhi në Kashgar në vitin 2014, ku Juma Tahir, nënkryetar i Shoqatës Islamike të Kinës dhe imam i Xhamisë Id Kah në Kashgar, u vra me thikë nga tre të rinj ekstremistë. Gjatë hetimit, kamerat ndihmuan policinë të gjente përgjegjësit.
“Kamerat përdoren për të mbrojtur njerëzit e fesë dhe për të shmangur aktet terroriste. Dhe ne e mbështesim plotësisht atë,” tha ai. “Disa njerëz thonë se kamerat janë instaluar për arsye të tjera. Kjo është shpifje dhe përpjekje për të nxitur tensione midis myslimanëve dhe jomyslimanëve.”
Udhëheqësi fetar shtoi se në vitet e fundit, të gjitha veprimtaritë fetare janë kryer normalisht në rajon. Edhe në mes të pandemisë, me masa të ashpra parandaluese COVID-19, aktivitetet kanë vazhduar në mënyrë të sigurt, tha ai.
Zv.kreu i përgjithshëm i Departamentit të Publicitetit të Xinjiang-ut, Xu Guixiang, tha në një konferencë shtypi se duhet të përshkruajmë një pamje reale të Xinjiang-ut, një rajon që për katër vjet nuk ka pasur sulme terroriste, ka regjistruar një rritje të PBB-së prej 7.2 për qind dhe çrrënjosi të gjithë varfërinë absolute deri në dhjetor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular